top of page

DEPORT HOLLANDË - KALIM ILEGAL PËR ANGLI

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Një person i deportuar do të quhet ai i cili konsiderohet i padëshirueshëm për të hyrë në territorin e një shteti të caktuar për një periudhë të kufizuar kohore. Në rastin konkret mund të përmendim deportin e marrë gjatë udhëtimit tuaj për në shtetin Anglez (me gomone. kamion, dokumentacion i parregullt) dhe ndërkohë jeni ndaluar në shtetin e Hollandës, duke marrë dhe një ndalesë 2 ose 3 vjecare nga shteti Hollandez. Në bazë të eksperiencës tonë shumëvjecare ne fushën e emigracionit arrijimë të sjellim pranë jush një zgjidhje efikase për problemin tuaj, para afatit dhe ne rast rinovimi.


Por cfarë kuptojmë me fshirje të një ndalese para afatit dhe në rinovime. Konkretisht ne ju ofrojmë fshirjen e ndalesës tuaj aktive, përpara se koha e ndalesës tuaj të përfundojë plotësisht dhe për sa i përket rinovimit të një ndalese të vendosur nga një shtet pjesë e zonës Schengen, që në rastin konkret është shteti i Hollandës, do të thotë që ndalesa juaj do të qëndrojë aktive në sistem dhe nuk do të fshihet derisa ju ti drejtoheni shtetit të Hollandës për fshirje të ndalesës tuaj ku si pasojë e pranimit të këtij aplikimi ju arrini të lëvizni i lirshëm në zonën Schengen.


Pervec problemit të sipërpërmendur, një problem tjetër i cili shfaqet në momentin që një shtetas shqiptari cili kthehet me deport (espuls) nga një shtet i zonës Schengen në Shqiperi, ndalohet për kontroll të imtësishëm në pikat tona kufitare dhe nuk do të lejohet të kalojë për të udhëtuar në vendet e zonës Schengen pa patuar vërtetimin përkatës që nuk është subjekt i ndonjë ndalese në zonën Schengen, urdhër largimi ose dëbimi në vendet e Bashkimit Europian.


Zgjidhja që ofrohet për ju në këtë rast është:

- Fshirja e ndalesës nga Sistemi Informativ Schengen para afatit dhe në rinovime ;

- Heqja e sinjalizimit të vendosur në sistemin TIMS nga shteti shqiptar për shkak të deportit tuaj.


45 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page