top of page

“DEPORT” SHQIPËRI (Ndalim kalimi nga Shqipëria)

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Në momentin që një shtetas shqiptar kthehet i deportuar apo me espuls nga një vend i Bashkimit Evropian apo i Zonës Schengen, do te regjistrohet në pikat kuftitare të Republikës së Shqipërisë si person i “Deportuar” dhe nuk do të lejohet që të kalojë nga territori shqiptar për dy ose tre vite rradhazi.


Kjo vjen si pasojë e një urdhri të lëshuar nga Minsitria e Brendshme e Shqipërisë, urdhëri me numër 641, datë 20.12.2019, “Për Forcimin e Kontrollit të Shtetasve Shqiptarë që Kalojnë Kufirin Shtetëror”, i cili në pikën 3 të tij shprehet si më poshtë:

“Të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë “INAD”, gjatë dy viteve të fundit, nga data e paraqitjes në pikat e kalimit kufitar, për shkak të masës së ndalimit të hyrjes në zonën “Schengen”, me arsyetimin “për informacione në SIS”, “Refuzim Azili”, dhe “rrezik për sigurinë publike” dhe të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë “deportiv” gjatë tre viteve të fundit, nga data e paraqitjes në PKK, për shkak të çdo lloj arsye dhe janë të regjistruar në sistemin TIMS si të tillë, të mos lejohen të kalojnë kufirin shtetëror deri në paraqitjen e një dokumenti shkresor, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, që provon se nuk kanë ndalim hyrje, urdhër largimi ose dëbimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe Zonën Schengen”, ku më pas vazhdojmë edhe me pikën 5-së të këtij urdhëri ku shprehet se:

“kur shtetasit paraqesin dokumente justifikuese, administrative apo gjyqësore, që provojnë se nuk ka pengesë për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe Zonën Schengen, roja kufitare në pikën e kalimit kufitar të bëjë shënimet përkatëse në sistemin TIMS te rubrika “shënime”. një kopje origjinale ose fotokopje e njësuar me origjinalin e dokumentit justifikues, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, administrohet në pikën e kalimit kufitar për një periudhë 2-vjeçare.


Bazuar nga sa thuhet më sipër të gjithë shtetasit shqiptar të ardhur me deport apo espuls nuk do të lejohen të kalojnë, pa marrjen e një dokumenti shkresor, në të cilin vërtetohet fakti që ata nuk kanë më probleme dhe tashmë mund të kalojnë të lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian dhe Zonës Schengen.

Për të marrë këtë dokument zyra jonë i’u ofron shërbimin e saj ligjor, një shërbim korrekt dhe i sigurt, ku ju mundësohet një kalim i qetë jashtë Pikave Kufitare të Republikës së Shqipërisë, prandaj kontaktoni drejt zyres “XHOLI JUSTICE” për një zgjidhje efikase.





147 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page