Kur prindërit kanë zgjidhur martesën, (kryer divorcin), dhe fëmija ose fëmijët i janë lënë njërit prej prindërve që të jetoj me të, dhe prindi kujdestar dëshiron që të lëviz jashtë territorit Shqiptar me fëmijët, por prindi tjetër nuk ka dëshirë të lejoj të kryhet ky veprim, prindi që dëshiron të lëviz me fëmijën jashtë territorit Shqiptar, mund ti drejtohet Gjykatës për të marrë autorizimin që i nevojitet, gjithmonë ky autorizim jepet mbi parimin e interesit më të lartë të fëmijës.
Neni 2 i Kodit të Familjes parashikon se: “Prindërit, organet kompetente dhe gjykatat, në vendimet dhe veprimtarinë e tyre, duhet të kenë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës.”
Por çfarë do të nënkuptojmë me interesin më të lartë të fëmijës në praktikë?
Interesi më i lartë i fëmijës mund të përfshij shkollim jashtë vendit, mjekim më të specializuar, jetesën me prindin kujdestar, ku ky i fundit mund ti mundësoj kushte më të mira jetese, zhvillimi, edukimi etj jashtë vendit.
Disa shembuj mund të jenë si më poshtë:
1. Kur prindi që i është lënë në kujdestari fëmija jeton jashtë vendit apo do të jetoj jashtë vendit pasi ka mundësi për një jetesë më të mirë, punë, pagë më të lartë, e do ti mundësonte fëmijës të rritej në kushte më të favorshme për të, pra do ti shërbente mirërritjes, edukimit të fëmijës.
2.Kur fëmija/ët kanë jetuar jashtë vendit dhe janë kthyer në Shqipëri me prindërit, dhe më pas ka ndodhur zgjidhja e martesës ndërmjet prindërve, prindi kujdestar dëshiron të kthehet sërisht në vendin e mëparshëm, mund ti drejtohet në këtë rast gjykatës për marrjen e autorizimit, dhe Gjykata vendos duke i dhënë rëndësi interesit të fëmijës, nëse konstatohet se do ti shërbente mirërritjes dhe edukimit të fëmijës, prindi mund të jetoj me fëmijën jashtë territorit Shqiptar.
3. Kur për fëmijën do të ishte e domosdoshme të shkoj jashtë vendit për kurim, për një mjekim më të specializuar etj.
Këto janë vetëm disa nga rastet, dispozita që parashikon interesin më të lartë të fëmijës nuk qëndron vetëm në këto shembuj, por është më e gjerë, çdo rast është specifik dhe shihet nëse qëndron fakti i interesit të fëmijës, atëherë i drejtohemi Gjykatës për t’u pajisur me autorizimin përkatës, i cili mundëson lëvizjen e lirë të prindit kujdestar me fëmijën jashtë territorit Shqiptar.
Nëse gjendeni përpara një situate të ngjashme, mos nguroni të kontaktoni në numrin e telefonit 069 63 35 106, për një konsultë falas!
Comments