Iliri i kishte dhënë shokut të tij Dritanit 10, 000 euro borxh në 2010. Dritani duhej që shumën ta kthente brenda 2 viteve. Pas kalimit të afatit Iliri e njofton Dritanin për të kthyer shumën prej 10, 000 euro. Nga ana tjetër Dritani në pamundësi ekonomike nuk e kthen dot shumën. Çështja përfundon në gjykatë dhe pas 7 viteve Iliri e fiton gjyqin por gjithsesi Dritani nuk kishte para dhe sërish nuk po i kthente lekët.
Një shok i rekomandon Ilirit që çështjen ta zgjidhte me ndërmjetësim. Dyshues për këtë pjesë por duke qenë sipërmarrës e konsideron si mundësi. Në mars të 2022 paraqitet pranë zyrës sonë të ndërmjetësimit. Ne si zyrë ftuam edhe Dritanin në proces dhe gjatë procedurën u kuptua se Dritani donte ta kthente borxhin pasi ndihej shumë në siklet ndaj shokut të tij, por thjesht kishte qenë i pamundur ekonomikisht.
Duke qenë se Iliri merrej me ndërtim, gjatë procesit të ndërmjetësimit u gjeneruar idea që Dritani duke qenë se ishte me profesion punues gipsi, të punonte te kompania e Ilirit si punues gipsi dhe nga rroga që do merrte një pjesë të mbahej nga Iliri deri sa të shlyhej detyrimi plotësisht.
Comments