top of page

KONFLIKET - A IA VLEN T’I DREJTOHESH GJYKATËS?

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Rruga klasike për të zgjidhur një konflikt është t’i drejtohemi gjykatës. Nëpërmjet kësaj rruge palët në konflikt ndjekin procedurat ligjore për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Kjo procedurë nuk është e lehtë pasi që nga fillimi i procesit deri në mbarim të saj palët në konflikt kanë kosto ekonomike, kohe dhe emocionale.


Aktualisht sistemi ynë gjyqësor po përballet me mungesë stafi të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për shkak të procesit të vettingut. Kështu, gjyqtarët nuk kanë mundur të përballojnë fluksin e rastev e që janë paraqitur prane gjykatave.


Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për të përfunduar shkallën e parë të një gjykimi civil dhe 1,742 ditë për shkallën e dytë. Pra e thënë ndryshe për shkallën e parë të një gjykimi civil duhet një vit, ndërkohë për shkallën e dytë duhet rreth 4.7 vite. Sipas këtyre shifrave, në total duhen afërsisht 6 vite për t’u dhënë një dënim përfundimtar për çështjet civile ose tregtare.


Në kushtet aktualë ku për të marrë drejtësi duhen 6 vite, situata duket e pashpresë, por në fakt në fund të tunelit ka dritë.

Prej disa vitesh në vendin tonë palët kanë mundsësi t’i drejtohen procesit të ndërmjetësimit, si një mënyrë alternative për të zgjidhur konfliket e tyre.

Cilat janë benefitet e zgjidhjes së konfliktit me ndërmjetësimin?

· i shpejtë dhe me kosto të ulët.

· vendimet merren nga vetë palët.

· përmison komunikimin mes palëve.

· procesi i ndërmjetësimit është konfidencial.

· marrëveshja e nënshkruar është titull ekzekutiv.

· trajtohen ndjenjat, shqetësimet dhe problemet që shkaktohen nga konflikti.

· procesi fleksibël – mund të fillohet përpara një procesi gjyqësor dhe në çdo fazë të tij.


Për të gjithë ju që ndodheni para një konflikti dhe keni vite që nuk po gjeni zgjidhje, i’u presim pranë zyrës tonë për një konsultë falas për t’iu sqaruar mbi procedurat e zgjidhjes së konfliktit me ndërmjetësim.



16 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page