top of page

KUPTIMI I SHKRONJAVE NË PASAPORTËN TUAJ

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Ka shumë raste kur gjatë udhëtimit tuaj të keni kthime nga autoritetet përkatëse kontrolluese të dokumentacionit tuaj, dhe kjo vjen si pasojë e shkaqeve të ndryshme, p.sh mund të keni dokumentacion jo të vlefshëm për të udhëtuar, nuk keni mjete monetare mjaftueshëm me vete, keni vizë ose leje qendrimi jo të vlefshme, mund të keni espuls aktiv të regjistruar në sistem për ju etj.


Por mënyra se si autoritet përkatese arrijnë të shprehin qëllimin e tyre të kthimit është nëpërmjet vendosjes së vulave dhe shkronjave të ndryshme në pashaportë. Konkretisht më poshtë do të shënojmë se cili është kuptimi i një shkronje të caktuar në pashaportën tuaj:


A - Pa dokument udhëtimi të vlefshëm;

B - Me dokument udhëtimi fallso;

C - Pa vizë të vlefshme ose të një leje qëndrimi të vlefshme;

D - Me vizë ose leje qëndrimi fallso;

E - Pa dokumentacionin e nevojshem që vërteton qëllimin e udhëtimit dhe kushtet e qëndrimit;

F - Ka qëndruar më shumë se 3 muaj në 6 muajt e fundit në territorin e zonës Schengen;

G - Pa mjete të nevojshme jetese në lidhje me periudhën dhe kushtet e qëndrimit, gjithashtu dhe për mjetet e nevojshme për tu kthyer në vendin e origjinës;

H - Është sinjalizuar në regjistrin e shtetit ku po hyn ose në sistemin SIS;

I - Konsiderohet i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të brendshme.


Nëse gjendeni në situatën e sipërpërmendur dhe keni vështirësi për të kuptuar motivin e kthimit tuaj nga doganat respektive, ne gjendemi ketu për t’ju ofruar ndihmën tonë.


Kontaktoni si më poshtë:



142 views0 comments

Recent Posts

See All

コメント


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page