top of page

MOS I HIDHNI LETRAT – KONSULTOHUNI ME AVOKAT

Resmi Xholi

Moment shumë i rëndësishëm është momenti kur Ju pajiseni me dokumentat të cilat shprehin vendimmarje ndaj Jush, institucionet e Zonës Schengen.

Ky është casti që këto dokumenta t’i konsultoni me një avokat, pasi nga momenti që Ju pajiseni me këto dokumenta nisin afatet ligjore për të kundërshtuar vendimet përkatëse.

Shpesh here, vetëm nga fakti që nuk keni plotësuar disa detyrime fillestare ndaj autoriteteve përkatëse, këto të fundit janë të detyruar të aplikojnë masa të ndalimit të hyrjes në Zonën Schengen.

Kjo do të thotë se ka raste kur Ju jeni Subjket potencial i vendosjes së espulsit dhe kjo varet nga plotësimi i detyrimeve fillestare sic mund të jetë lëshimi i Zonës Schengen brenda një afati të caktuar.

Në këtë situatë kur Ju demostroni se keni plotësuar detyrimet përkatëse rrisni shancet tuaja që të mos jeni objekt i vendosjes së ndalesës për të udhëtuar në Zonën Schengen.

Këshillojmë që në këtë situatë së pari të mos i hidhni letrat dhe së dyti të kontaktoni një avokat për një konsulencë ligjore.

Na kontaktoni tani, për një konsultë falas në numrin 0696335106, nëse ndodheni para një situate të tillë.

23 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page