top of page

NDARJA E PASURISË BASHKËSHORTORE

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Në momentin që bashkëshortët vendosin të kryejnë zgjidhjen e martesës së tyre, një nga problemet që duhet zgjidhur është edhe ndarja e pasurisë së përbashkët të krijuar përgjatë martesës. Në rast se bashkëshortët nuk janë marrë vesh ndryshe, gjykata pasurinë e përbashkët duhet ta ndajë në pjesë të barabarta. Sistemi i theksuar i ndarjes së pasurisë së përbashkët në pjesë të njëjta vlen si supozim. Çdonjëri bashkëshort, i cili nuk është i kënaqur me ndarjen në pjesë të njëjta, mund të kërkojë që të vërtetohet pjesa e tij më e madhe. Barra e të provuarit të pjesës më të madhe bie mbi bashkëshortin që rrëzon supozimin e theksuar për pjesët e njëjta.


Nëse nuk arrihet marrëveshja në kohën kur pjesa e secilit prej bashkëshortëve i takon pasurisë së përbashkët, ajo duhet të vendoset nga gjykata. Vendimi duhet të bazohet në kontributin e bashkëshortëve, përmes vlerësimit të të gjitha rrethanave dhe jo duke marrë parasysh vetëm të ardhurat personale dhe të hyrat e tjera të secilit bashkëshort, por edhe ndihmën e njërit prej bashkëshortëve të ofruar bashkëshortit tjetër, si kujdesin për fëmijët, udhëheqjen e punëve të shtëpisë, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë si dhe çfarëdo forme tjetër të punës dhe të bashkëpunimit lidhur me administrimin, mirëmbajtjen dhe shtimin e pasurisë së përbashkët.


Madhësinë e pjesës së bashkëshortit gjykata do ta përcaktojë sipas masës së pasurisë së theksuar në padi. Bashkëshortët në të vërtetë munden që një pjesë të masës pasurore ta ndajnë me marrëveshje, sikundër të kërkojnë me padi ndarjen e masës tjetër të pasurisë e cila hyn në pasurinë e përbashkët të fituar. Pasi kryhen llogaritjet, gjykata nxjerr vendim për ndarjen e pasurisë në pjesë që i takojnë secilit në bazë të kontributit të dhënë gjatë bashkësisë martesore, por kjo ndodh përherë nëse bashkëshortët kanë parashtruar një kërkesë të tillë. Nga ky moment pushon së ekzistuari pasuria e përbashkët mes bashkëshortëve dhe secili prej tyre bëhet bashkëpronar në pasurinë e përbashkët. Ato pjesë mund të jenë të njëjta (50% - 50%), por mund të jenë dhe të ndryshme, (p.sh 70% - 30%), në varësi të kontributit të caktuar në fitimin e pasurisë së përbashkët.


Praktika tregon, se pas nxjerrjes së vendimit për përcaktimin e pjesëve të pronësisë së përbashkët, bashkëshortët vetëzbatojnë ndarjen fizike të sendeve dhe të drejtave. Por nëse ata nuk mund të merren vesh, ndarja fizike e sendeve dhe e të drejtave zbatohet nga gjykata, e cila nëpërmjet vendimit gjyqësor ndan sendet e caktuara në pronësi dhe mbajtje, në tërësi apo në pjesën e caktuar për secilin bashkëshort. Në lartësinë e pjesës së bashkëshortëve në pasurinë e përbashkët me ndikim janë, nën kushte të caktuara, edhe sendet e futura në bashkësi nga shitja e pasurisë së paluajtshme të njërit prej tyre dhe të pasurisë së dhënë me qira personave të tretë. Bashkëshortja, e cila nuk ka qenë e punësuar dhe nuk ka realizuar të hyra në të holla konsiderohet se ka kontribuar në fitimin e pasurisë gjatë bashkësisë martesore me edukimin e fëmijëve, në kryerjen e punëve shtëpiake, kujdesi për pasurinë dhe format e tjera të punës dhe të bashkëpunimit, të cilat kanë konkluduar në administrimin dhe rritjen e pasurisë së përbashkët.

Nëse gjendeni përballë këtij fakti dhe keni nevojë për përfaqësim ligjor në ҫështjen tuaj, ne jemi të gatshëm për t’ju ofruar ndihmën tonë.


Na kontaktoni si më poshtë: info@xholi.al resmixholi@gmail.com +355 69 63 35 106



58 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page