top of page

NDËRMJETËSIMI SI ZGJIDHJE E SHPEJTË E PROBLEMEVE TONA

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Në kuptim të përgjithshëm mund të themi se konflikti përkufizohet si situate në të cilën individët nuk pajtohen apo kanë, nevoja, interesa apo vlera te ndryshme, të cilat rezultojnë me mospajtim, mosbesim dhe tensione në mes tyre. Ne situata të tilla, shpesh njerëzit mendojnë se forma më e zakonshme e zgjidhjes së konfliktit është përmes procedurës formale gjyqësore. Megjithatë, gjykimi nuk është mjeti i vetëm i zgjedhjes efektive te kontesteve në mes palëve të ndryshme. Forma më themelore e zgjedhjes së kontestit është ajo e zgjidhjes së konfliktit me marrëveshje, pra nëpërmjet procesit të ndërmjetësimit, që kryesisht përfshin diskutimet në mes palëve të interesuara me qëllim të pajtimit të mendimeve të ndryshme, apo së paku te kuptojnë qëndrimet e ndryshme të cilat ata i kanë.


Ndërmjetësimi është një veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës, (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.


Për ҫfarë çështjesh mund të zbatohet/aplikohet ndërmjetësimi?

· në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve;

· në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private;

· mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur.

Si mund të kërkoni zhvillimin e procesit të ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tuaja?

· Ju mund të aplikoni ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tuaja vullnetarisht në dakordësi dhe me palët e tjera në proces.


· Ju mund të zgjidhni deri në dy ndërmjetës për trajtimin e çështjes tuaj, në dakordësi dhe me palët e tjera të cilat janë pjesë e procesit.


Cilat janë avantazhet e zgjidhjes së ndërmjetësimit si alternativë jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve?

· redukton konfliktet mes palëve duke i ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive;

· përfshin palët në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis tyre, duke mos iu imponuar atyre asnjë vendimarrje në lidhje me procesin;

· ka kosto të ulët;

· shmang procedurat e tejzgjatura gjyqësore;

· shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta;

· në rastet kur palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje në procesin e ndërmjetësimit, ato mund t’i drejtohen gjykatës;

· individët që përfitojnë nga ndihma juridike parësore, mund të përfitojnë falas këshillim dhe informim mbi ndërmjetësimin;

· mundëson zhvillimin e procesi të ndërmjetësimit online, nëpërmjet platformave të posaçme duke shmangur takimet fizike në kuadër të masave mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19;

· informacioni për palët dhe çështjen për të cilën ofrohet ndërmjetësim është konfidencial, dhe ndërmjetësi është i detyruar të ruajë konfidencialitetin në lidhje me procesin;

· vendimi përfundimtar në procesin e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv, pra i detyrueshëm për zbatim.


Nëse gjendeni përballë një problematike dhe dëshironi që t’i jepni zgjidhje problemit tuaj por nuk dëshironi të humbni kohë me seanca gjyqësore të tejzgjatura, ne jemi këtu për t’ju ofruar ndihmën tonë, prandaj na kontaktoni si më poshtë:


info@xholi.al resmixholi@gmail.com +355 69 63 35 106

10 views0 comments

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page