top of page

NJOHJA DHE EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË HUAJA GJYQËSORE

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

(psh. Njohja e vendimit të huaj të zgjidhjes së martesës).


Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të gjykatës së huaj nevojitet në momentin kur një vendim ka marrë formë të prerë në një shtet tjetër jashtë Shqipërisë dhe në mënyrë që të krijojë efektet e tij ligjore në territorin shqipëtar duhet të bëhet edhe njohja e tij në Shqipëri. Një shembull që mund të përmendim është në rastin kur është kryer zgjidhja e martesës mes dy bashkëshortëve në territorin e huaj , pra martesa është zgjidhur dhe vendimi ka marrë formë të prerë nga gjykata kompetente dhe personi rezulton tashmë me statusin “i divorcuar”, por në Shqipëri personi edhe pse ka kryer zgjidhjen e marteses rezulton me statusin “i martuar”, prandaj lind nevoja e njohjes së vendimit të gjykatës së huaj në Shqipëri, në mënyrë që te krijojë pasojat ligjore, në rastin konkret personi mos të rezultojë më me statusin “i martuar” por “ i divorcuar”.


Rregullat dhe procedurat shqiptare për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore parashikojnë një sistem të ngjashëm me atë të parashikuar në konventat ndërkombëtare ose në çdo legjislacion tjetër të brendshëm. Praktika e gjykatave shqiptare tregon se procesi i njohjes dhe i ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore nuk është i gjatë dhe i komplikuar.


Megjithatë, është e vështirë që të parashikohet rezultati dhe kohëzgjatja e procesit të ekzekutimit, për shkak të ndikimit të faktorëve të ndryshëm. Pavarësisht kësaj, kuadri ekzistues ligjor ka disa kufizime. Ai jep vetëm mundësinë e njohjes dhe të ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore dhe të asnjë titulli tjetër ekzekutiv të lëshuar jashtë Shqipërisë, të tillë si instrumentet autentike. Për më tepër, ai nuk mundëson as ekzekutimin e masave të përkohshme që janë marrë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe as nuk lejon ekzekutimin e marrëveshjeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat përbëjnë titull ekzekutiv sipas vendimit të huaj.


Neni 395 i KPC-së parashikon se kërkesa për njohjen e një vendimi të huaj, i paraqitet gjykatës së apelit. Kjo dispozitë nuk i përcakton shprehimisht kompetencat territoriale të gjykatës së apelit, megjithatë, në bazë të nenit 49 të KPC-së, gjykata kompetente e apelit është gjykata me juridiksionin territorial ku synohet të ekzekutohet vendimi i huaj.

Ndihma jonë juridike ofrohet si ndihmë juridike parësore dhe dytësore, si edhe në formë konsulence, duke përfshirë shërbime të ndryshme ligjore të tilla si: ofrimi i asistencës, përfaqësim dhe mbrojtje përpara gjykatës, përpilim i akteve ligjore dhe të tjera, prandaj nëse ndodheni përballë një situate të tillë patjetër na kontaktoni në:.

info@xholi.al resmixholi@gmail.com +355696335106




95 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page