top of page

NJOHJA E ATЁSISЁ

Klea Ahmetaj

Njohja e atësisë është procedura që kryhet duke iu drejtuar Gjykatës, në rastet kur fëmija është lindur jashtë martese, ose në rastet kur prindërit e fëmijës bashkëjetojnë, apo kanë lidhur martesë sipas traditave, por jo në Zyrat e Gjendjes Civile sipas ligjit.

Njohja e atësisë mund të kërkohet nga nëna e fëmijës brenda një viti të lindjes së fëmijës, mund të kërkohet nga babai i fëmijës, por mund të kërkohet edhe nga vetë fëmija kur ka mbushur moshën madhore.

Praktika njeh rastet nga më të ndryshmet të njohjes së atësisë.

Një rast praktikë është kur babai dhe nëna janë të martuar sipas traditave, por nuk kanë lidhur martesë në gjendjen civile. Pas disa vitesh të lindjes së fëmijës nëna ndërron jetë, në këtë rast babai kërkon njohjen e atësisë për të marrë dhe përgjegjësinë prindërore, kujdestarinë mbi fëmijët.

Në çertifikatë personale me dëshirën e nënës mund të shënohet emri i atit të fëmijës kur fëmija rregjistrohet, po mund të jetë dhe me shënimin “imagjinar”.


Një rast tjetër i njohur në praktikë është dhe kur fëmija ka mbushur moshën 18 vjeç dhe ka dëshirën të bëjë njohjen e atësisë, por ati mund të këtë vdekur, dhe për këtë duhet t'i drejtohet gjykatës.

Njohja e atësisë bëhet me akt ekspertim, ku akti shkencor vërteton atësinë.

Nese gjendeni në raste të tilla apo të ngjashme si këto mund të kontaktoni në:

+355 69 63 35 106 ose info@xholi.al

23 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page