top of page

PAGESË GJOBE GJERMANI – EKSPERIENCA E KLIENTIT TONË

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Klienti ynë kishte nje gjobë të papaguar prej vitesh nga shteti Gjerman dhe ndërkohë kishte dëshirë që të udhëtonte drejt shtetit të Gjermanisë por ishte i frikësuar për ndonjë penalitet që mund të merrte nga Gjermania për shkak të gjobës së papaguar dhe për këtë arsye duke qenë se nuk dispononte asnjë dokument mbi gjobën e marrë dhe nuk kishte dijeni mbi shumën e gjobës dhe vendit ku do kryhej pagesa u drejtua drejt zyrës tonë për ndihmë.


Fillimisht e informuam mbi procedurën se si do të zhvillohej dhe me pas e vendosëm në dijeni që kishte zgjedhur për të berë veprimin e duhur për ta paguar gjoben për shkak se shteti Gjerman në rastet kur kalon afati i parashikuar me ligj për pagesën e gobës, e konverton gjobën në burgim dhe sërish dhe pas burgimit gjoba mbetet e papaguar.


Pasi ramë dakort mbi gjithë procedurën i’u drejtuam shtetit Gjerman, ku brenda pak ditësh institucioni përkatës na solli dhe shumën e gjobës që klienti ynë i detyrohej Gjermanisë dhe numrin e saktë ku do të kryhej pagesa.


Klienti ynë duke u treguar tepër i rregullt e beri pagesen diten e neserme pas marrjes së njoftimit nga Gjermania edhe pse kishte dy javë kohë për ta kryer pagesen, duke njoftuar më pas dhe Gjermaninë për këtë veprim, dhe duke sjellë si pasojë një udhëtim të qetë dhe pa probleme për klientin tonë, gje e cila është prioriteti jonë.

24 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page