![](https://static.wixstatic.com/media/f7ab84_191231c159d44cd68e1e5997606e6479~mv2.png/v1/fill/w_980,h_980,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/f7ab84_191231c159d44cd68e1e5997606e6479~mv2.png)
Pasojat që vijnë nga zgjdhja e martesës midis dy bashkëshortëve janë të shumta, në mes tyre një problem madhor që shfaqet ka të bëjë me fëmijën dhe dhënies së pensionit ushqimor nga prindi tjetër që nuk e ka në kujdestari ligjore fëmijën. Por pyetja që lind është, me cfarë problematikash përballemi ne këtë rast?
Numri i zgjidhjeve martesore është në rritje, gjithashtu, nga viti në vit numri i padive për mosshlyerjen e pagesave për pensionin ushqimor, detyrim ky i prindërve për fëmijën apo fëmijët, pas zgjidhjes së martesës, bëhet gjithnjë e më i madh. Një nga arsyet pse ndodh kështu sepse jeta e një familjeje pas zgjidhjes së martesës përkeqësohet, pasi pjestohet (zvogëlohet) hapësira e banesës që përdorej më parë nga bashkëshortët. Nuk e kanë më ndihmën e njeri-tjetrit, aq më shumë kur njeri prej tyre ka edhe detyrime të tjera, ndërsa fëmijës ende i duhet përkujdesi i prindit
Në raste të tilla, detyrimi i papërmbushur nga ana e prindit për pensionin ushqimor të fëmijës, shqyrtohet nga gjykata si vepër penale, pasi pensioni ushqimor duhet të përmbushë nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijës. Gjithashtu, merret parasysh edhe gjendja ekonomike e prindit që duhet të përmbushë detyrimin. Pagesa për pensionin ushqimor, i cili paguhet nga prindi që nuk është kujdestar ligjor i fëmijës, përcaktohet nga gjykata. Në raste mospërmbushjeje të detyrimit, mund të shkohet deri te sekuestrimi i pasurisë ose heqja e lirisë. Problem i pazgjidhur mbetet mjerimi i prindit, i cili nuk është në gjendje të paguajë pensionin ushqimor.
Prindi jokujdestar është i detyruar me ligj të paguajë pensionin ushqimor ndaj fëmijës deri në moshën 18-vjeçare dhe në rast se ai ndjek edhe studimet e larta, periudha e pensionit ushqimor shkon deri sa fëmija bëhet 25 vjeç. Pensioni ushqimor ndërpritet kur babai ose nëna e fëmijës ndërron jetë, por gjithnjë deri në moshën 25-vjeçare të fëmijës nëse vijon studimet. Ndalesa e pensionit ushqimor bëhet nga paga mujore e babait ose nënës kur ai është i punësuar, por jo më shumë se 50% të pagës së tij. Pensioni ushqimor mund të jetë edhe më pak se 50% e pages, gjithsesi vlera e tij caktohet nga gjykata dhe është kompentencë vetëm e saj.
Në vendin tonë ka një rritje të nivelit të papunësisë dhe largimi në emigrim kryesisht i baballarëve pas zgjidhjeve martesore e cila ka rritur numrin e mosshlyerjeve të pensioneve ushqimore gjë e cila passjell që rreth 50% e nënave nuk e marrin trajtimin ushqimor për fëmijët, të cilët ku përvec traumave të ndarjes familjare po përjetojnë edhe mbijetesën për ushqim.
Nëse gjendeni përballë një problematike të tillë mos hezitoni të kontaktoni me zyrën tonë për një konsultë falas mbi problemin tuaj.
Comments