top of page

RASTET E ZGJIDHJES SË MARTESËS

Writer's picture: Nertila DedjaNertila Dedja

Zgjidhja e martesës përfaqëson mbarimin e martesës mes dy bashkëshortëve për shkaqe të parashikuara në ligj. Sipas Kodit të Familjes në Republikën e Shqipërisë, parashikohen këto raste për zgjidhjen e martesës mes dy bashkëshortëve:


1. Pëlqimi reciprok i bashkëshortëve

Kjo mënyrë zgjidhje martese pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, bazohet në një marrëveshje të përbashkët mes bashkëshortëve e cila ka për qëllim dhënien fund të martesës. Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, rregullohet nga nenet 125-128 të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë. Nga parashikimet e këtyre dispozitave përcaktohet se si procedohet nepermjet zgjidhjes së martesës me pëlqimin e bashkëshortëve. E gjithë procedura fillimisht nis me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët përcaktojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre. Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë ose nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë. Sëbashku me kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje e hartuar përpara noterit në të cilën të jetë parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës.

Gjykata vendos shqyrtimin e kërkesës së dy bashkëshortëve dhe nëse bindet për shkaqet e kërkimit të zgjidhjes së martsesës, vendos zgjidhjen e saj dhe në të njëjtin vendim, miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës.


2. Për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët

Në Kodin e Familjes parashikohet se bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët përgjatë martesës. Mungesa e jetesës së përbashkët të bashkëshortëve, mund të përbëjë shkak për zgjidhjen e saj, nëse zgjat tej një afati të caktuar në ligj, ku sipas legjislacionit tonë është tre vite. Zgjidhja e martesës sipas nenit 129 të Kodit të Familjes, është e lidhur ngushtë me dy elemente:

-Fillimisht duhet që bashkëshortët të jetojnë faktikisht dhe fizikisht të ndarë;

-Dhe kjo duhet që kjo gjendje të vazhdojë për një periudhë kohore për të paktën 3 vite.

Bashkëshorti që kërkon zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët, duhet të paraqesë në gjykatë një kërkesëpadi dhe këtë gjë mund ta bëjë vetë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij respektiv. Gjykata që shqyrton kërkesëpadinë për zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët, fillimisht sipas legjislacionit përkatës cakton një seancë pajtimi mes palëve dhe nëse ky pajtim nuk arrihet ajo nis me procedurat e tjera gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes bashkëshortëve, sic parashikohet në Kodin e Familjes.


3. Me kërkesën e njërit bashkëshort

Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort është një nga rastet që haset më shpesh në praktikë. Kjo formë e zgjidhjes së martesës mund të zbatohet kur paraqiten shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kodin e Familjes ( neni 132 i KF). Shkaqet të cilat justifikojnë ngritjen e padisë për zgjidhjen e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort janë:


1. Grindjet e vazhdueshme.

2. Keqtrajtimet.

3. Fyerjet e rënda.

4. Shkelja e besnikërisë bashkëshortore.

5. Sëmundja mendore e pashërueshme.

6. Dënimi penal i rëndë i bashkëshortit.

7. Çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve martesore.


Të gjitha shkaqet e sipërpërmendura kanë të përbashkët faktin se përbëjnë shkelje të përsëritura të detyrimeve që rrjedhin nga martesa dhe për pasojë jetesa e përbashkët e bashkëshortëve, bëhet e pamundur dhe martesa humbet qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët. Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët. Nëpërmjet zhvillimit të kësaj seance gjykata shikon mundësinë e pajtimit midis palëve, duke jua ofruar atyre këtë mundësi. Me zgjidhjen e martesës mbaron pushon edhe bashkëjetesa e bashkëshortëve si një nga elementët bazë që karakterizojnë martesën.


Nëse ju jeni para faktit që dëshironi të kryeni zgjidhjen e martesës tuaj, na kontakoni për një konsultë falas dhe një zgjidhje efikase për problemin tuaj.



68 views0 comments

Recent Posts

See All

留言


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page