Nëse dëshironi të paguani një gjobë në kohë, duhet të respektoni afatet. Nëse nuk i zbatoni këto afate kohore ose nuk paraqisni ankimim për gjobën e marrë, mund të vijjnë pasoja të tjera përveç gjobës, ku ne vijim autoritetet përkatëse dërgojnë një njoftim per rikujtesë të gjobës dhe nëse serish gjoba nuk paguhet lëshohet përfundimisht urdhri i ekzekutimit.
Kur duhet të paguhet një gjobë?
Shuma e shënuar në gjobë zakonisht duhet të paguhet brenda 14 ditëve, nëse nuk është paraqitur asnjë kundërshtim dhe gjoba është bërë përfundimtare.
Cilat janë pasojat e tjera të mospagesës?
Nëse personat qe kane marrë gjoben gjithashtu injorojnë urdhrin e ekzekutimit per pagimin e gjobës, kjo mund të çojë në urdhërimin e ndalimit të detyrueshëm pra paraburgimi i detyrueshëm, afati i të cilës shkon deri në gjashtë javë, dhe për shkelje të shumta deri në tre muaj.
Fakti që personi kryen burg, nuk do të thotë se gjoba është paguar me të por ajo duhet të paguhet ende plotësisht.
Comments