top of page

Si përllogariten periudhat gjashtëmujore të lëvizjes në hapësirën Schengen?

Resmi Xholi

Qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Schengen, maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes, brenda një periudhë kohore prej gjashtë muaj (180 ditë).

Si përllogariten periudhat gjashtëmujore të lëvizjes në hapësirën Schengen?

Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon që nga momenti kur hyhet për herë të parë në zonën Schengen. Për shembull, nëse hyrja për herë të parë në zonën Schengen është bërë më datë 10 janar, periudha gjashtëmujore e parë përfundon më 10 korrik dhe periudha e ardhshme fillon më datë 11 korrik. Nëse kjo periudhë e parë do të fillonte në një datë tjetër si p.sh. 15 shkurt, periudha e ardhshme gjashtëmujore do të fillonte më 16 gusht.

Interpretimi i ditës së fundit të gjashtëmujorit të parë ka shumë rëndësi për çdo shtetas, edhe kur shtetasi gjatë gjithë kësaj periudhe qëndron vetëm një ose dy javë. Pra ku duhet ta gjejë shtetasin dita e fundit e gjashtëmujorit. Në do rast, shtetasi që mbush kohën prej 90 ditësh qëndrimi në hapësirën Schengen dhe dita e fundit e periudhës gjashtëmujore është data 15 shkurt, brenda orës 24.00 të kësaj date duhet të kthehet në Shqipëri. Periudha gjashtëmujore që llogaritet për numërimin e 90 ditëve nuk është një periudhë kalendarike.

Kështu nëse hyhet për herë të parë në hapësirën Schengen më 5 dhjetor, periudha gjashtëmujore mbaron më 5 qershor të vitit të ardhshëm. Nëse një shtetas udhëton disa herë në hapësirën Schengen dhe brenda një gjashtëmujori qëndron gjithsej 45 ditë, kjo nuk do të thotë se 45 ditët e tjera që nuk u shfrytëzuan, të transferohen për llogari të gjashtëmujorit tjetër. Nëse, për arsye të ndryshme bëhen disa udhëtime afatshkurtra në zonën Schengen, është kusht që kohëzgjatja e gjithë udhëtimeve të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).

Mosrespektimi i ditëve të qëndrimit (90 ditë), përbën shkelje të legjislacionit të Schengenit dhe policitë kufitare të kësaj zone aplikon penalizime që arrijnë në gjoba deri në 600 euro për person. Kjo gjobë është e detyrueshme të paguhet brenda një afati të caktuar mbasi në të kundërt, aplikohen penalizime të tjera si ndalim hyrje për 5-10 vjet.

Recent Posts

See All

Comments


Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë 1001

+355696335106

  • Linkedin
  • Facebook
  • Instagram

©2022 nga Drejtësia Xholi. Krijuar me krenari me Wix.com

bottom of page