Pasuritë e paluajtshme që keni kaluar në emer të fëmijëve nuk mund të tjetërsohen pa lëshimin e autorizimit nga gjykata.
Kjo gjë do të thotë se ju edhe pse jeni prindër të fëmijës tuaj nuk mund të bëni veprime juridike që kapërcejnë kufinjtë e një administrimi të thjeshtë si p.sh shitja, lënia në hipotekë, marrja hua në emër të të miturit, heqja dorë nga trashëgimia apo legu ose mospranimi i një dhurimi.
![](https://static.wixstatic.com/media/11062b_643c688a59af4aa5ab5a93f38b35dcda~mv2.jpg/v1/fill/w_980,h_653,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/11062b_643c688a59af4aa5ab5a93f38b35dcda~mv2.jpg)
Sa më sipër për të realizuar një veprim juridik të tillë kërkohet të realizohet një procedurë ligjore, në të cilën gjykata verifikon nëse veprimi juridik që kërkohet të kryhet është në interesin më të lartë të fëmijës.
Me interes të lartë të fëmijës nënkuptohet nëse nga veprimi juridik do ketë dobi për të miturin.
Konkretisht se për çfarë mund të lejohet tjetërsimi i pasurisë së fëmijë së mitur ka të bëjë p.sh, me shkollimin e tij, me përkujdesjen shëndetësore apo me investimin e pasurisë me qëllim rritjen e saj.
Comments